Trojka: Raporti yne asnje zgjidhje per Kosoven
Pëlqej
Albeu.com
Ishinger tha se rezultat per keto negociata perben fakti qe palet jane ulur dhe kane diskutuar mes tyre per ore te tera, gje qe sipas tij “ kjo mbetet shprese qe ky komunikim te ruhet per qellime te tjera politike”.“Zgjidhja te arrihet nepermjet kompromisit, kjo do te sjelle dhe stabilitet ne rajon. Ne shpresojme qe zgjdhja te ndodhe ne menyre paqesore dhe pa dhune”. Kete kane deklaruar ne konferencen e pak minutave me pare Treshja Nderkombetare ne perfundim te bisedimeve Prishtine-Beograd. Harcenko, Ishinger dhe Uisner deklaruar se raporti qe do t’i paraqitet KS te OKB do te jete vetem nje dhe ky i bazuar mbi bisedimet qe palet bene ne keto 120 dite. Te tre personalitetet thane nje zeri se roli i tyre nuk ishte te konkludojne ne nje zgjidhje ne raport, por vetem te paraqesin rezultatet qe u arriten gjate negociatave mes paleve.
“Kemi dale para jush si Treshe me nje mandat shume specifik i cili kulminon me raportin qe do paraqesim ne KS. Nuk eshte nje mandat qe te spekullojme qe qeverite tona thone keshtu apo ashtu. Mandati jone perfundon sot”, tha perfaqesuesi rus, Harcenko. “Ne kemi filluar te hartojme raportin tone mbi rezultatin e negociatave, por Treshja nuk do te beje konkludime. Ajo qe kemi ne mendje eshte nje raport aktiv dhe KS dhe do te jene qeverite e vendeve ato qe do te konkludojne mbi ceshtjen. Rusia ka qene e perkushtuar si pjese e Treshes dhe nuk do deshiroja te dilja ne ndonje perfundim”, theksoi ne emer te Trojkes, Aleksander Harcenko.

Frank Uisner, perfaqesuesi amerikan ne negociata tha se Treshja ne cdo takim u ka bere te ditura paleve rendesine e paqes. “ Te gjendet nje zgjidhje qe do te sjelle paqe ne rajon. Ne secilen prej seancave kemi nenvizuar se ne, Treshja kemi theksuar ruajtjen e paqes, e kemi bere kete duke marre parasysh historine e dekadave te ketyre vendeve. Por nga ‘99 e tutje ka pasur situata te ndryshme, dhe ne kemi pasur parasysh dhe tensionet e dukshme qe ekzsistojme mbi ceshtjet e pazgjidhura mes ketyre dy vendeve”, tha Uisner duke shtuar se Trojka ka shfrytezuar cdo mundesine per krijimin e nje atmosfere paqeje.
Perfaqesuesi i BE, Volgang Ishinger u shpreh nga ana e tij se Trojka edhe ka ndihmuar palet duke ofruar ndonje mundesi zgjidhjeje, por jo ta propozoje si zgjidhje perfundimtare. Nderkaq sipas Ishinger rezultat per keto negociata perben fakti qe palet jane ulur dhe kane diskutuar mes tyre per ore te tera, gje qe sipas tij “ kjo mbetet shprese qe ky komunikim te ruhet per qellime te tjera politike”. (Daniela Bonollari, news24)
Shtuar më 28/11/2007, ora 20:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori