Trojka mendon ndarjen e Kosovës
Albeu.com
Alarm në Prishtinë. Përfaqësuesi i BE: Eshtë një opsion i mundshëm. Diplomatët që drejtojnë bisedimet e reja për Kosovën, thanë se ndarja e saj nuk përjashtohet si alternativë, nëse Beogradi dhe Prishtina bien dakord për një gjë të tillë.Të dërguarit perëndimorë e kishin hedhur poshtë më parë ndarjen si mundësi nga frika se do të shkaktonte një konflikt rajonal mes Beogradit dhe shumicës shqiptare të Kosovës, që kërkon pavarësinë. Por dje, në Prishtinë, përfaqësuesi evropian i trojkës, Wolfgang Ishinger, tha se të gjitha mundësitë janë të hapura dhe se Bashkimi Evropian do të pranonte çdo marrëveshje të arritur mes Prishtinës dhe Beogradit. Të dërguarit e trojkës ku bëjnë pjesë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, bënë vizitën e parë në Kosovë, që pasi diplomatët perëndimorë tërhoqën projekt-rezolutën e OKB-së që i hapte rrugën pavarësisë, pasi Rusia kërcënoi se do t‘i vinte veton. Lideri i listës serbe për Kosovë, Oliver Ivanviç, deklaroi sot se ka marrë premtimin e trojkës negociuese ndërkombëtare, se nuk do të ketë paragjykim të statusit të Kosovës dhe se negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të jenë të pakufizuara. Ai i bëri këto komente në Prishtinë, pas takimit që trojka ndërkombëtare pati me serbët e Kosovës. Sipas liderit serb, afati prej 120 ditësh është periudhë kur trojka do t‘i dërgojë raport Grupit të Kontaktit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për ecurinë e bisedimeve, por kjo, sipas tij, nuk do të thotë përfundim i procesit. Ndërkohë, përfaqësuesit e trojkës ndërkombëtare, Frank Uisner, Wolfgang Ishinger dhe Harchenko kanë anuluar konferencën për gazetarët, e paralajmëruar për dje para largimit nga Kosova. Arsyet për këtë nuk janë bërë të ditura. Pas takimeve me udhëheqësit kosovarë, trojka tha se do të bëjnë përpjekje për të gjetur një zgjidhje konsensusi për statusin politik të Kosovës. Ndërsa udhëheqësit e Kosovës i thanë trojkës ndërmjetësuese se pavarësia është e panegociueshme. Trojka ndërmjetësuese e Grupit të Kontaktit, Uisner - Ischinger - Harçenko, thanë në Prishtinë se do të bëjnë përpjekje për të gjetur një zgjidhje konsensusi për statusin politik të Kosovës. I dërguari amerikan Frank Uisner tha se trojka është këtu për të ndërtuar ura dhe për të bërë përpjekje për të gjetur një konsensus në interes të paqes. Ndërsa përfaqësuesi rus, Aleksandër Harçenko, tha se procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës duhet të mbetej brenda kornizave të OKB-së. Trojka, sot do të takohet me përfaqësues të serbëve të Kosovës, e pastaj pritet të mbajë një konferencë për shtyp. G. Shqip
Shtuar më 13/08/2007, ora 19:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori