Tërmetet në Elbasan, mes frikës për një "Gërdec 2" dhe legjendës së "makinave të zeza" (FOTO LAJM)

Dy lëkundje të tjera të cilësuara si të forta nga banorët e zonës janë ndjerë sot në fshatrat në jug-perëndim të Elbasanit.

Deri më tani, gjatë dy ditëve të fundit në Elbasan janë ndjerë një numër i madh lëkundjesh, të cilat kanë terrorizuar banorët, por vetëm pak prej tyre janë raportuar nga Instituti i Sizmiologjisë.

Ndërkohë, banorë të zonës rrëfejnë për Albeu.com se ndjehen të frikësuar nga fakti se lëkundjet sipas tyre kanë si epiqendër Uzinën e Armëve në Mjeks, ku dyshojnë se atje po ndodh diçka.

"Kemi frikë se po na ndodh një Gërdec i dytë"., - shprehet një banor.

Frika i ka hapur rrugë edhe legjendave në këtë zonë, të cilat gjejnë mjaft hapësira në situata të tilla. Sipas një mesazhi të ardhur në Albeu.com, banorëve u ka rënë në sy një "eskortë makinash të zeza" që kanë vizituar Uzinën e Mjeksit gjatë ditës së djeshme, por që sipas tyre nuk është mësuar ende qëllimi i kësaj vizite si edhe personat që ishin aty. /Albeu.com/
Shtuar më 14/01/2017, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori