Triunali i Hages miraton lirimin e perkohshem te Haradinajt, Prokuroria konfirmon se nuk do te ankohet
Albeu.com
Prokuroria e Gjykates se Hages ka konfirmuar lajmin se kane vendosur te mos ankohen ne vendimin e Trupit Gjykues per lirimin e ish kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinajt.Me kete konfirmimim tashme eshte mese e qarte se tashme pritet vetem zbatimi i vendimit te Gjykates se Hages. Koha kur do te lirohet Haradinaj varet nga aranzhimet e Gjykates se Hages me policine holandeze dhe autoritetet e UNMIK-ut. Sipas vendimit Haradinaj duhet te dorezohet nga policia holandeze ne nje aeroport te Holandes tek nje person zyrtar i UNMIk-ut e me pas te kthehet ne Prishtine. Lajmin per vendimin e lirimit te perkohshem te Ish-kryeministrit te Kosoves nga Haga e ka bere te ditur dje Koordinatori i ekipit mbrojtes te Haradinajt Majkell O'Rejlli. Gjykata shpreh besimin se nese lirohet, Haradinaj do te kthehet per gjyq dhe se nuk ka shenja qe ai te perbeje ndonje rrezik per viktimat, deshmitaret ose persona te tjere. Gjykata kerkon qe Haradinaj te qendroje gjate gjithe kohes ne territorin e Kosoves, ne Prishtine ose Gllogjan dhe te mos flase ne publik. Po ashtu atij nuk i lejohet te mbaje ndonje pozite qeveritare te cdo niveli ne Kosove. rtk
Shtuar më 07/06/2005, ora 16:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori