Tritolin Tahirit ia vuri Shullazi pas sherrit me të e vrasësin me pagesë!
Ish-kryeministri Berisha ka publikuar në profilin e tij një mesazh të ardhur nga një person me iniciale R.N., i cili pretendon se është oficer policie. Ai shkruan se tritolin te farmacia e babait të Tahirit e ka vendosur Emiljano Shullazi, pas një konflikti që ka patur në atë kohë me ministrin.

Sipas R.N. Shullazi ishte plagosur në atë kohë, duke i shpëtuar një atentati dhe vendosi tritol te farmacia e babait të Tahirit, si edhe në banesën e Elvis Gacajt.

Ky i fundit ishte objektivi i një atentati në parkun “1 Maji”, ku mbetën të vdekur tre të rinj dhe ai u plagos për çështje të pazareve të drogës. Sipas denoncuesit, Elvis Gacaj është i “forti” i Tiranës së Re dhe ai dyshohet si vrasës me pagesë që mund të përdorej nga Tahiri për Shullazin.

Postimi i plotë
Përshëndetje z.Berisha jam punonjës në sektorin e antiterrorit dua t'ju informoj se informacioni i qytatarit dixhital lidhur me raportin e vendosjes së tritolëve te farmacia dhe në rrugën e banesës së Bashkim Tahirit nga grupi i Shullazit i dorzuar në njësinë e antiterrorit të drejtorisë së Tiranës është i vërtetë, por shefat e mij e kanë fshehur atë, por për raportin që grupi parkut pra, Shullazit është dorzuar tek anti terrori i drejtorisë së Tiranës sepse ata seksion do mërej me ngjarjen.

Kështu që për eprorët e mi vërtetohet që organizimi i tritolitfarmacia ishte dorë e Shullazit sepse pak kohë para tritolit Shullazin e plagosen dhe ai pati një konflikt me Ministrin sepse kërkonte dorë të lirë në çdo fushë, po të kisha siguri për jetën do i dija hapur ktyre krimineleve në brendësi të policisë dhe jasht por për momentin më duhet të ruhem ne anonim me kuptoni drejtë.

Por sa për dijeni në raport njoftohet se ditën e tritolit nuk ishte vetëm tek farmacia dhe tek shtëpia e Bashkim Tahirit, por ishte edhe tek shtëpia e Elvis Gacaj, i cili njihet me nofkën i forti Tiranës së re, por këtë fakt nuk është bërë publik për mediat, Elvisi njifte nga i ati Shpëtim Gacaj mik i ngushtë me Pandeli Majkon, Gramoz Ruci,etj për Elvisin të cilit ju bë një atentat para ca kohësh nga një militant i LSI.

Diçka është qartësisht e vërtetuar që tritol vendosi që donte të jepte një sinjal ministrit donte të vriste edhe Elvis Gacajn i cilësuar si vrasës me pages dhe dejtues i trafikut të drogës në zonën e Tiranës së Re, sepse nga hetimet del se i njëjti numër telefoni që aktivizoj tritolin tek farmacia Bashkimit i njëjti numër telefoni provoj duke çua disa her zile tritolit tek shtepia e Elvis, do doja shum t’ju jepja emrat e shefave të mi dhe tju jepja shum e shumë detaje por do kuptoj shumë shpejt se kush jam unë, do ju njoftoj në vazhdimësi, me besimin që në polici nuk kanë vend kriminel, ju faleminderit. R.N" /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2016, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori