Tritoli tek farmacia e babait të Tahirit, "arrest me burg" për Baftjar Brukën
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën "arrest me burg" të shpallur gati një vit më parë ndaj Baftjar Brukës, njëri ndër gjashtë të dyshuarit si të implikuar në vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit Tahiri dhe tentativës për të shpërthyer lëndë plasëse pranë një stacioni autobusi.

25-vjeçari Bruka u ekstradua të enjten e kaluar nga Stokholmi, ku edhe ishte kapur nga policia. Ai dyshohet si edhe bashkëpunëtori i tij Vladimir Gjuta, për vepra me qëllime terroriste, krijim i organizatës kriminale dhe kryerje të këtyre veprave në kuadër të organizatës kriminale.

Vleftësimi i masës së sigurisë ndaj të riut u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërkohë që për këtë episod ndodhen nën masën e "arrestit me burg" të shpallur nga Gjykata e Krimeve të Rënda edhe pesë persona të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2016, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori