Tritol shtëpisë së biznesmenit
Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmë në katin e katërt të një pallati në rrugën ‘Muhamet Butka’ në kryeqytet. Tritoli ishte vendosur pranë deres së banesës së biznesmenit Petrika Bardhi.

Fatmirësisht nga ngjarja janë shënuar vetëm dëme materiale, ku më së shumti janë dëmtuar fasadat e xhamit të banesës në katin e tretë të pallatit, si dhe dera hyrëse. Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar 7 persona. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2014, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori