Tritol poshtë makinës tek Komuna e Parisit
Pas sinjalizimit për alarmin për bombë tek Komuna e Parisit, të dhëna të tjera janë bërë me dije gjatë mesditës. Ne saje te shpërthimit të kontrolluar nga forcat xheniere, ka rezultuar se pakoja e dyshimtë ishte lëndë plasëse, e cila ishte vendosur poshtë makinës së administratorit të qendrës tregtare "Kristal".

Makina ishte e parkuar në katin e dytë të parkingut nëntokësor të qendrës dhe pakoja eshte rrezuar nga automjeti sapo ka lëvizur. Burimet paraprake shtojnë se ka qenë drejtuesi i mjetit i cili ka lajmëruar policinë, sapo ka konstatuar pakon. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2016, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori