Mbrëmjen e kaluar në Gjirokastër një banesë është hedhur në erë me
tritol.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se nga shpërthimi ka mbetur i plagosur një 34-vjeçar, djali i pronarit të
banesës.
Shënjestër e atentatit bëhet me dije që është Gentjan
Liti, banues në lagjen "Dunavati i dytë" dhe me profesion kasap, biznesi i të cilit është i vendosur në pjesën muzeale të qytetit.
Tritoli ishte vendosur në pjesën e poshtme të furgonit të tij me targa GJ 8067 A, teksa mjeti ka qenë i parkuar pranë
banesës së familjes
Liti.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që 34-vjeçarit Gentjan
Liti i bëhet
atentat.
Pesë vjet më parë Litit i është bërë një tjetër
atentat me
tritol, shkruan BW.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 8 korrik 2013.
Lënda eksplozive ishte vendosur poshtë furgonit të tij, tip "Benz" në pronësi të tij.
Në momentin e atentatit makina ishte parkuar pranë
banesës së Litit.
Tritoli ishte vendosur poshtë parafangos së pasagjerit. Si pasojë e shpërthimit, mjeti pësoi dëmtime në pjesën e përparme, ndërkohë që nuk pati dëmtime të shtëpive përreth.
Ngjarja u hetua nga Prokuroria e Gjirokastrës, por nuk u mor vesh çfarë ndodhi më tej.
Për atentatin e dytë që iu bë sonte, burime nga grupi hetimor thonë se dyshimet e para lidhen me aktivitetin e tij si tregtar, por nuk përjashtohen as konfliktet për çështje pronësie.
Sidoqoftë ngjarja mbetet për t’u zbardhur nga Prokuroria e Gjirokastrës.
Deri më tani s’ka asnjë të shoqëruar në komisariatin e policisë për këtë
atentat. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2018,
ora 09:33