Tritol makinës së nëndrejtorit të ALUIZNI-t, policia e Durrësit shoqëron 14 persona
Pasi një sasi tritoli shpërtheu në mjetin që përdorej nga nëndrejtori i ALUIZNI-t të Durrësit, Gerti Aleksi, blutë e Durrësit kanë shoqëruar plot 14 persona.

Rreth 50 gram eksploziv ishte vendosur në pjesën e përparme të fuoristradës, me targa AA 780 OL, e ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pista kryesore e hetimit është se tritoli eshte vene si paralajmërim për Aleksin, për shkak të detyrës së tij tek ALUIZNI.
Por ky i fundit, gjatë marrjes në pyetje, ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk ka dijeni se kush mund të jetë autori i vendosjes së eksplozivit në makinë. /albeu.com/

Shtuar më 15/11/2016, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori