Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Tritol, kapsolla e armë në banesë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka ushtruar kontroll në një banesë ku ka arrestuar edhe pronarin e saj.

Mësohet se një 40-vjeçar është vënë në pranga pasi i gjenden në banesë fara lënde narkotike dhe municion luftarak.

Sekuestrohen fara të llojit Cannabis Sattiva, 2 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 5 kapsolla detonatore, 7 fishekë model 56 dhe 3 karikatorë automatiku model 56.

Seksioni për hetimin e narkotikëve pranë Sektorit për Krimin e Organizuar në D.V.P. Tiranë, më datë 06.09.2017, arrestoi shtetasin Artan Raska, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në rrugën “Korabi”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale :

Fara të llojit Cannabis Sativa të cilat rezultuan të peshës 132 gramë.

– 2 kallëpe me lëndë plasëse tritol.
– 5 kapsolla detonatore.
– 7 fishekë luftarakë model 56.
– 3 karikatorë automatiku model 56.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 të Kodit Penal. /albeu.com/


Shtuar më 07/09/2017, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori