Gili ndan lajmin e ëmbël, së shpejti gjyshe për herë të parë (VIDEO)

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Gili shumë shpejt do të bëhet gjyshe për herë të parë.

Djali i saj Roberti dhe partnerja e tij, Herolina do të bekohen me një djalë.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë dyshja me anë të një videoje që kanë publikuar në Instagram, ku ata shihen duke zbuluar gjininë e fëmijës që po presin. Gili ka ripostuar videon dhe krah saj ka shkruar, “Me kismet së shpejti gjyshe e një nipi”, teksa i ka uruar fat edhe djalit dhe nuses së saj.

Kujtojmë që Roberti dhe Herolina kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në fillim të këtij viti në Maldive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GILI Official profile (@gili.official)


Shtuar 14.10.2022 15:31