Tritan Shehu rrezikon te mbytet ne Jon
Albeu.com
Rrezikon te mbytet ne detin Jon deputeti i Partise Demokratike, Tritan Shehu. Nje stuhi e papritur qe ka perfshire pasditen e djeshme brigjet e Vlores, e ka gjetur deputetin e selise blu ne mes te detit, duke shetitur me jahtin “Xhenesis”, pronesia e te cilit ende nuk eshte bere e ditur.
Ndryshimi i menjehershem i kushteve atmosferike i ka gjetur te papergatitur Shehun dhe tre shoqeruesit e tij, te cilet kishin vendosur te vozisnin ne det per disa ore.

Ndryshimi i kohes, era e forte dhe deti i trazuar kane rrezikuar seriozisht permbysjen e mjetit lundrues, i cili i gjetur ne veshtiresi ka leshuar sinjalin SOS. Mesohet se ka qene ora 17:45 e dites se diel, kur nga jahti “Xhenesis” nje femer ka kerkuar ndihme ne Distriktin Detar te Vlores. Ne jaht ndodheshin kater persona, mes tyre femra qe ka kerkuar ndihme, e cila mendohet te jete dhe drejtuesja e mjetit lundrues.

Nderkohe nuk behet i ditur identiteti i tre shoqeruesve te deputetit demokrat. Sapo ka mberritur sinjali i alarmit dhe eshte mesuar se nje nga personat e rrezikuar ishte Tritan Shehu, deputet dhe ish-kryetar i Partise Demokratike, menjehere ne drejtim te mjetit lundrues jane nisur mjete te policise kufitare, te Distriktit Detar te Vlores, Guardia di Financa, si dhe nje skuader e Forcave te Nderhyrjes se Shpejte.

Pas disa minutash kerkimi ne detin e trazuar, jahti eshte gjetur ne gjirin e Shen Janit, prane kepit te Gjuhezes ne Gadishullin Karaburun. Fatmiresisht te kater personat qe ndodheshin ne jaht kane qene ne gjendje te mire shendetesore, por ishin teper te trembur, pasi stuhia e papritur i kishte izoluar ne gjirin e vogel.

Me pas mjeti lundrues eshte rimorkiuar nga nje anije e Guardia di Financa, deri ne portin e jahteve ne Orikum, ku ndodhej ne gatishmeri edhe nje staf mjekesor, qe nuk eshte dashur te nderhyje. Sapo eshte hedhur spiranca e “Xhenesis”, zona eshte mbyllur per kureshtaret dhe nuk eshte lejuar asnje gazetar qe te kontaktoje me deputetin Shehu apo tre te rrezikuarit e tjere.

Nderkohe qe informacioni per ngjarjen e ndodhur ka qene tejet i rezervuar dhe nuk eshte bere publike asnje e dhene rreth pronesise se jahtit apo identitetit te personave qe ishin me deputetin Tritan Shehu ne momentin qe kane rrezikuar mbytjen.
Tritan Shehu prej disa ditesh kishte udhetuar drejt Vlores, per te kaluar ditet e fundit te pushimeve, perpara nisjes se sesionit te ri parlamentar.
Stuhia qe ka perfshire papritur gjirin e Vlores, ka zgjatur per gati dy ore. Era e forte dhe deti i trazuar kane shkaktuar deme te konsiderueshme ne zonen e Rradhimes dhe sidomos ate te Orikumit.

Ne vijen bregdetare te ketyre zonave jane demtuar plazhet private, jane prishur dhe thyer cadrat, nderkohe qe mesohet se ne Orikum stuhia ka demtuar plotesisht nje disko verore, e cila ndodhej prane bregut te detit. (tch)
Shtuar më 31/08/2009, ora 15:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori