‘Trimi’ në Elbasan nuk i bindet Policisë, shkatërron edhe zgarën e qelisë
Pëlqej
“Trimërinë” e demonstruar në rrugë ndaj uniformave blu, një 24-vjeçar ka vazhduar të tregojë edhe në qelitë e Elbasanit.

Burime të Policisë Vendore, bëjnë të ditur se B. H., 24 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 02:00, të ditës së kaluar, në lagjen “5 Maji”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” nuk i është bindur patrullës së përgjithshme për të ndaluar dhe pas shoqërimit, ka dëmtuar dritaren dhe zgarën e dritares në dhomën e shoqërimit.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 13. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B. H., vjeç 24, banues në Elbasan, pasi rreth orës 02:00, në lagjen “5 Maji”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” nuk i është bindur patrullës së përgjithshme për të ndaluar dhe pas shoqërimit, ka dëmtuar dritaren dhe zgarën e dritares në dhomën e shoqërimit. Nenet 150 e 242 të Kodit Penal.
Shtuar më 14/08/2018, ora 23:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori