Tri mundësitë për çështjen e Kosovës sipas një eksperti britani
Albeu.com
Eksperti britanik për Ballkanin Mark Olmond thotë se edhe amerikanët edhe britanikët, si fuqi kryesore ushtarake të NAT0-s, për shkak të mbingarkesës të efektivave të tyre ushtarake në Irak dhe në Afganistan, po kërkojnë një zgjidhje të çështjes së Kosovës, barrën e së cilës do ta barte dikush tjetër.Por, sipas tij, kjo është pak e besueshme gjithnjë derisa ekziston mundësia e ringjalljes së konfliktit, i cili në mungesë të marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nuk mund të përjashtohet Olmond tha për BBC-në se ekzistojnë disa mundësi. E para është 'marrëveshja e madhe' e amerikanëve dhe rusëve për të gjitha çështjet e pazgjidhura separatiste. Mundësia e dytë ka të bëjë me vazhdimin e status kuos, kurse e treta ka të bëjë me situatën në të cilën Perëndimi thjesht do ta njihte njëanshëm pavarësinë e Kosovës. Por sipas këtij eksperti britanik, situata e fundit do të çonte në ndarjen e veriut të Kosovës, gjë që pozicioni i Perëndimit do të ishte më i komplikuar. Prandaj situata e tanishme e pakënaqshme, vlerëson Olmond, është opsioni më së paku dëshprues. "Se a është kështu edhe për serbët dhe shqiptarët është çështje krejt tjetër", thotë Mark Olmond profesor i historisë bashkëkohore në Oriel Kolexh të Universitetit të Olksfordit.
Shtuar më 21/08/2007, ora 17:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori