Tri çështje kyçe rreth vazhdimit të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit
Albeu.com
Burimet diplomatike nga Grupi i Kontaktit thonë se kanë mbetur të hapura tri çështje kyçe rreth vazhdimit të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, duke filluar nga përbërja e treshes SHBA-BE-Rusi...Burimet diplomatike nga Grupi i Kontaktit thonë se kanë mbetur të hapura tri çështje kyçe rreth vazhdimit të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, duke filluar nga përbërja e treshes SHBA-BE-Rusi, e cila duhet të përgatisë dhe organizojë negociatat direkte, deri tek elementet fillestare në procesin e mëtejshëm negociator dhe sa duhet të zgjasë procesi. Ekzistojnë dallime në qëndrimin se a duhet të mbyllet procesi në Këshillin e Sigurimit, apo jo. Pra, mbizotëron një pasiguri e plotë nga do të nisë procesi në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Për momentin në Grupin e Kontaktit është arritur marrëveshja që vetëm të vazhdojnë kontaktet intensive telefonike ndërmjet anëtarëve dhe se bëhet fjalë për ringjalljen e procesit nëse është e mundur në muajin gusht.
Shtuar më 27/07/2007, ora 18:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori