Treshe në shtrat me "Dan Bilzerianin" e Shkodrës, e reja çudit me dëshminë e saj (FOTO LAJM)

Fotot e tyre thyen rrjetin për shkak të përmbajtjes.

Renard (Frederik) Tata, i arrestuar për shfrytëzim prostitucioni, shfaqej i shtrirë në një krevat dopio, mes dy femrave, Sonilës dhe Arditës.

Kjo e fundit është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ teksa ka hedhur poshtë akuzat e prokurorisë se shfrytëzohej nga 50-vjeçari për prostitucion, pohoi se me të kishte një lidhje të fshehtë.

Ardita nga studio e emisionit pranoi publikisht se me gruan e Tatës, Sonilën, ishin mikesha, madje ajo vazhdonte ta vizitonte dhe në burg. Por pavarësisht faktit se ishin mikesha, Ardita tha se kishte pasur marrëdhënie seksuale me Renard Tatën, ndërsa i kërkoi falje Sonilës. Ndërkohë, vajza nga Shkodra u shpjegua edhe për fotot që qarkulluan në rrjetet sociale, që sipas saj ishin bërë pa të keq, dhe ishin shpërndarë në ‘Facebook’.

“Me Rinardin kam shkuar, se kam pasur të dashur. Kam shkuar me të pa dijeninë e gruas së tij. Atë e kam shoqe. Ajo të më fal, e kam bërë gabim. Nëse më sheh sot, i kërkoj të falur. Me Rinaldin kam shkuar pak herë. Më pëlqente ndaj shkova. Sonila sot po e mëson për herë të parë. Edhe kur kam dalë, kam dalë bashkë me të. Më ka nxjerr për qejf, se jemi të varfër. Aty e kam pëlqyer Rinardin. Sonila mund të ndihet e tradhtuar. I kërkoj të falur. Sonila të tëra gjërat i mban përbrenda. Fotot në shtrat i bëmë për qejf të tre, dhe asgjë tjetër më shumë. Dhe i postuam në ‘Facebook’ për qejf”, pohoi Ardita.
Shtuar më 03/10/2018, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori