Treni përplas makinën, e merr përpara 100 metra
Një person ndodhet në gjëndje të rëndë, pasi treni ka marrë përpara 100 metra mjetin në të cilën ai ndodhej. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës në Fushë-Mamurras, pasi mjeti me të cilin ai udhëtonte u përplas nga treni i linjës Shkodër-Tiranë.

Shtetasi G.B., ka tentuar të kalojë postobllokun hekurudhor në Fushë-Mamurras, por ka mbetur mbi shina duke i ndërprerë rrugën trenit.

Për pasojë treni me pak vagonë ka marrë përpara për rreth 100 metra veturën me të cilën udhëtonte ai.

Ky shtetas u dërgua menjëherë në spitalin e Laçit në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas burimeve të policisë, në segmentin ku ndodhi aksidenti nuk ka pasur tra që të sinjalizonte mbërritjen e trenit dhe mbylljen e kalimit për automjetet. /albeu.com/


Shtuar më 20/07/2016, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori