Asensio zbulon se çfarë i tha Zinedine Zidane në rikthimin e tij në fushë

Marco Asensio ka zbulua se çfarë i ka thënë Zinedine Zidane në rikthimin e tij në fushë, pas lëndimit të rëndë që pësoi ën fillim të këtij edicioni.

Anësori spanjoll ishte në top formë në ndeshjen kundër Valencias në javën e kaluar, duke arritur të shënonte gol.

Por, Asensio ka vendosur t’i zbulojë fjalët që i kishte thënë trajneri francez derisa po futej në fushë.

“Ai më tha mua që të shkoja nga e djathta dhe duke buzëqeshur më tha të shënoja gol”, ka thënë spanjolli.

Pas pak minutash, Asensio e dyfishoi epërsinë për madrilenët, qysh në prekjen e tij të parë të topit.

Anësori duket se e ka lënë pas vetës lëndimin e rëndë që pësoi në ligamente, pasi tregoi formë të lartë në ndeshjen ndaj Lakuriçëve dhe ndaj Real Sociedadit mbrëmë.


Shtuar 22.06.2020 18:04