Tregtonte mallra kontrabandë, procedim penal 47-vjeçarit
Pëlqej
Sektori Kundër Krimit Ekonomik në Durrës nis procedimin penal për 47-vjeçarin për Agron Tabaku për veprën penale të “Tregëtimit dhe transportit të mallrave kondrabandë”.

47 vjeçari me banim në Selitë të Tiranës, u kap në flagrancë nga efektivët e Antikrimit Ekonomik në lagjen 11 në Durrës, duke tregtuar telefona celularë të markave të ndryshme. Policia sekuestroi 356 telefona celularë së bashku me aksesorët e tyre, 3 milionë lekë të vjetra dhe një automjet tip Benz.
Shtuar më 21/08/2014, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori