Tregtonin kokainë, një polic mes të prangosurve
Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Njesine e Forcave Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur arrestimin në flagrancë te shtetasve:

- Gezim Sefa, 47 vjeç, banues në Tiranë, i denuar më parë për veprën penale "armëmbajtje pa leje"

- Ylli Milla, 46 vjeç, banues në Tiranë

- Gurian Lekzeqiri, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës Policie në Komisariatin e Policisë Nr 2, Tiranë

- Edmond Laska, 55 vjeç, banues në Tiranë

Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit kokainë në zonën e Oxhakut.

Në momentet e ndalimit, shtetasi Gurian Lekzeqiri, ishte në sediljen e drejtuesit të automjetit tip "Audi" dhe shtetasi Ylli Milla ndodhej në sediljen e pasme, dy shtetasit e tjerë ndodheshin jashtë automjetit.

Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit u konstatua lënda e dyshuar narkotike e llojt "Kokainë".

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

- 1 automjet tip Audi, me targë AA797IU
- 5 aparate telefonik të markave të ndryshme

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim". /albeu.com/

Shtuar më 06/06/2016, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori