Tregtarja nuk e beson COVID-19 : Do t'a besoj kur dikush në lagje të vdesë!
Në tregun e Fierit nuk respektohen masat anti-Covid, tregtarja: Do besoj po më vdiq ndonjë i njohur

Ka shumë qytetarë që nuk besojnë sëmundjen Covid-19, edhe pse shifrat zyrtare të ditëve të fundit janë alarmante në vendin tonë. Thirrjet e autoriteteve po bien çdo ditë e më shumë në vesh të shurdhët.

Disa nga qytetarët thonë se do ta besojnë kur t’i shohin me sy pasojat në jetën e njerëzve përreth, pasi nuk kanë parë ndonjë të sëmurë, apo të vdekur deri tani. Deri atëherë shumë prej tyre, shprehen se nuk kanë ndërmend të respektojnë masat anti-Covid.

I tillë ishte edhe justifikimi i një tregtareje, që shet pranë tregut të madh të Fierit, kur ajo është pyetur sot se përse nuk i respekton masat anti-COVID.

“Në lagjen time nuk ka vdekur asnjë dhe nuk kam frikë. Do ta besoj kur dikush në lagje ose pallat të vdesë prej koronës, kam pasur frikë muajt e parë por tashmë jo, nuk kam më frikë”, tha tregtarja, për mikorfonin e ABC News.

Ndërsa aty është parë që edhe konsumatorët prekin produktet me duar pa doreza.

Tregu më i madh pranë kryqëzimit të Zogut të Zi në Fier ishte sot i mbipopulluar.

Qytetarët shfrytëzojnë orët e para të ditës për të bërë blerje duke shmangur temperaturat e larta.

Nga ana tjetër përdorimi i maskave dhe distancimi konsiderohet i tepërt nga pjesa më e madhe e konsumatorëve. Për përdorimin e dizinfektantëve në mjedise të tilla nuk bëhet fjalë fare.

Në parkun e qytetit të Fierit persona të moshës të tretë duken totalisht neglizhentë.

Ata vazhdojnë të luajnë domino, duke mos mbajut distancën fizike.

Kuptohet që për të rinjtë as nuk bëhet fjalë që të respektojnë ndonjë nga rregullat e distancimit social.
Shtuar më 06/07/2020, ora 17:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori