Inter akord verbal me zëvendësuesin e Handanovic

Sipas “Il Telegraaf” Interi dhe portiere i Ajax-it Andre Onana kanë firmosur një parakontratë së bashku.

Portierit 25-vjeçar i skadon kontrata me ekipin holandez në qershor dhe mesa duket nuk do të ketë rinovim për të por vetëm largim me parametra zero.

Interi ka kohë që e ndjek portierin kamerunas dhe e sheh si idealin për të zëvendësuar Handanovic.

Nga Hollanda janë të sigurt që Onana do të kalojë tek kampionët në fuqi të SERIA A dhe kjo gjë është thjesht çështje kohe.


Shtuar 19.10.2021 09:22

Tags: , ,