Tregtarët e
tregut “Dinamo” në Tiranë janë përplasur sërish sot me Policinë e Shtetit dhe atë Bashkiake, pasi nuk janë
lejuar të
futen më në
ambientet e
tregut. Deri më tani ata nuk kanë
lejuar të
futen furgonët që furnizojnë tregun me fruta e perime.
Kjo i ka detyruar ata që mallin që tregtojnë ta fusin në
ambientet e
tregut me qese plastike apo edhe me arka dore. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014,
ora 17:49