Tregoni kujdes në Llogara! ARRSH zbulon zonat problematike si pasojë e motit të keq
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në vend janë shkaktuar probleme ne disa rrugë kryesore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi bën me dije për situatën në akset kombëtare.

Sipas ARRSH zonat problematike janë në Valbonë, Fushë Arrëz-Kalimash, Shëngjergj si dhe Llogara.

Njoftimi
Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet në të gjithë territorin, të cilat kanë sjellë edhe problematika në rrugë, por pa penguar qarkullimin e mjeteve Qarkullimi vazhdon normalisht.

Është punuar për rënien e inerteve, në aksin e Valbonës.

Në Skuraj-Burrel tek aktivizimi i rrëshqitjes në km 14+ 600.

Në km 87, në fshatin Vrishë, aksi Fushë Arrëz-Kalimash.

Po punohet në Shëngjergj për rrëshqitjen e një masivi me zhavorishte.

Llogara ka patur reshje breshëri me intensitet shume të lartë, është punuar nga kontraktori për pastrimin

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të reshjeve, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore
Shtuar më 11/02/2021, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori