Kreu i shtetit Bamir
Topi ka përshëndetur sot 3-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në fjalën e tij,
presidenti ka theksuar se në këtë 3-vjetor sfidat kryesore janë një politikë me sjellje e vizion evropian dhe një demokraci funksionale të bazuar në forcimin e institucioneve të pavarura kushtetuese.
“Shqipëria e meritoi NATO-n, qytetarët shqiptarë e meritojnë BE-në. Përballë këtij vullneti unanim euroatlantik është përgjegjësi direkte e institucioneve
politike për ta bërë këtë aspiratë një realitet të prekshëm, të merituar, të qëndrueshëm dhe afatgjatë” thekson
Topi.
Presidenti Topi është shprehur më tej se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një ngjarje historike e cila ka zënë vend nderi në kujtesën tonë shtetërore e kombëtare, si kurorëzim i aspiratave dhe përpjekjeve të gjata kombëtare, si rikthim i natyrshëm i shqiptarëve në familjen atlantike dhe si një hap me rëndësi për forcimin e paqes, stabilitetit dhe demokracisë në rajonin e Evropës Juglindore. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012,
ora 09:59