Tre viktima, rëndohet bilanci nga koronavirusi në vend
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot 72 të shëruar, 141 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 65 vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe një 76 vjeçare. I shprehim ngushëllimët familjarëve.

Nisur dhe nga rritja e rasteve ditore pozitive të ditëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:
Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
Ruani distancën në ambientet publike.
Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
Shtuar më 12/08/2020, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori