Barak Obama “zbarkon” në Greqi

Ish-presidenti i SHBA-ve Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama ndodhen së fundmi në Greqi.

Ata kanë ndenjur disa ditë në Antiparos, me ftesë të aktorit të famshëm të Tom Hanks dhe bashkëshortes së tij Rita Wilson, të cilët kanë një vilë luksoze në Antiparos.

Sipas axhendës të publikuar në mediet greke, Obama do të takohet sot me 105 anëtarët e programit “Obama Leaders” në Athinë ndërsa nesër ( 22 qershor) Obama do të marrë pjesë në Konferencën e Shëndetit Mendor të Fondacionit “Stavros Niarchos.”

Mësohet se takimet e Omabës do të zhvillohen pa prezencën e medieve. 105 anëtarët e programit “Obama Leaders” vijnë nga 75 vende të ndryshme nga e gjithë bota.

Obama ka qenë president i 44-të i SHBA-ve. Ai drejtoi Amerikën për plot tetë vitë, ndërsa u pasu nga Donald Trump. Ai ka lindur më 4 gusht, 1961, në Honolulu të Hawait, nga prindër që janë njohur gjatë studimeve në Universitetin e Hawait./albeu.com/