Tre të plagosur pas një aksidenti në Elbasan, mes tyre edhe një 5-vjeçar
Pëlqej
Pas Vlorës, një aksident tjetër ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve janë plagosur 3 persona, mes tyre edhe një 5 vjecar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti me targa EL8982 B me drejtues shtetasin A.Xh., është përplasur me mjetin me targa TR1388U me drejtues shtetasin B.M.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ishin pasagjerë në mjetin me targa El 8982 B, konkretisht shtetasit me inicialet J.M., 27 vjeç, L.D., 20 vjeç, K.Gj. 5 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri. Ata janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për mjekim, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2018, ora 20:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori