Tre të lënduar, aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Peqin
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim.

Dy makina janë përplasur dhe për pasojë tre persona kënë mbetur të plagosur.

Mjeti tip "Skoda", me drejtues shtetasin R.M., 29 vjeç, banues në Fier, është përplasur me mjetin fugon tip "Benz", me drejtues shtetasin A.K..

Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i mjetit fugon dhe dy pasagjerët shtetasit L.S., 28 vjeç, dhe F.H., rreth 6 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Shtuar më 03/12/2019, ora 19:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori