Tre shqiptarët lënë nam rrugëve të Gjermanisë
Gjermania njihet si një nga vendet më të zhvilluara në botë, dhe sigurisht që infrastruktura në këtë shtet është e jashtëzakonshme, përfshirë edhe rrjetete rrugore.

Por kjo gjë duket se nuk është mirë për të gjithë, pasi tre shqiptarë kanë lënë "nam" rrugëve të Gjermanisë, duke zënë faqet e para të gazetave.

Sipas gazetës BS, tre shqiptarët kishin mbaruar punën të premten në darkë në Mynih dhe u nisën me shpejtësi në drejtim të Salzburgut, me qëllim që të kalonin fundjavën me familjen e tyre në Shqipëri.

Vetëm një prej tyre e dinte rrugën, por atë e zuri gjumi, dhe shoferi,në vend që të shkonte drejt Salzburgut, përfundoi në Shtutgart.

Kur pasagjeri që dinte rrugën, u zgjua, kuptoi gjithçka dhe i kishte kthyer mbrapsh, por aatë përsëri e kishte zënë gjumi, deh ishin nisur sërish drejt Salzburgut.

Makina e tre shqiptarëve më pas është ndaluar nga një patrullë e policisë dhe aty u zbulua se shoferi shqiptar nuk kishte një patente të rregullt dhe kanë rrëfyer të gjithë ngjarjen komike.

Në fund shofer, akuzohet për drejtim të automjetit pa leje. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori