Tre përfundimet e votimit serb në KB
Albeu.com
Tre janë përfundimet e mundshme të votimit serb me 8 tetor në Asamblenë e Përgjithshme të KB-se mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, tha për gazetën serbe Blic Enrique Jeves zëdhënës i kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.Jeves tha se mundësia e parë është që propozimi të miratohet automatikisht, mundësia e dytë nënkupton zhvillimin e debatit nëse ka mendime të kundërta dhe shtyrjen e vendimit final në një datë tjetër pas konsultimeve shtesë, dhe miratimin e propozimit në një datë tjetër, ose që propozimi menjëherë të hidhet në votim dhe të miratohet/refuzohet me shumicën të thjeshtë.

Jeves tha se votimi pro ose kundër vlen nëse të pranishme janë shumica e vendeve anëtare. Ai tha se teksti i rezolutës është i qartë dhe nuk ka nevojë të ndryshohet- vetëm nëse për këtë pajtohen shtetet anëtare. /Telegrafi/
Shtuar më 03/10/2008, ora 17:08
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori