Tre pacientë me koronavirus shkojnë nga Infektivi te "Shefqet Ndroqi"
3 pacientë të tjerë janë transportuar nga spitali i Infektivit drejt COVID 2 “Shefqet Ndroqi” ku kujdesi do të jetë i shtuar.

Kështu, numri i personave të shtruar në këtë spital ka shkuar në 4.

Kujtojmë se ditën e djeshme në këtë spital u vendosën edhe 5 respiratorë të rinj.

“5 respiratorë e rinj, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh që po plotësojnë kapacitetet e terapisë intensive, tashmë janë vendosur në punë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nga mëngjesi i sotëm po trajtohen edhe 3 pacientë të spitalit infektiv të konfirmuar me #COVID19

#Vijojmë forcimin e kapaciteteve qeveria vendosi dje financimin edhe të 50 respiratorëve të tjerë për situatën e emergjencës së shkaktuar nga #COVID19”,- tha ministrja Manastirliu në një status në Facebook. /albeu.com/

Shtuar më 03/04/2020, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori