Tre në pranga pasi u kapën me municione
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, blutë e Elbasanit kanë vënë në panga tre shtetas, pasi janë kapur me municione dhe lëndë helmuese. Operacioni i policisë së Elbasanit ka rezultuar me sukses, ndërsa municionet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Bëhet fjalë për shtetasit Shefqet Allkja 22 vjeç, Xhevit Hoxha 36 vjeç dhe Klajdi Hasani 19 vjeç, të cilëve i'u gjetën 93 kapsolla detonatore, 800 fishekë si dhe 1.8 kilogramë lëndë helmuese mërkur, e njohur ndryshe si zhivë.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe eksplozivëve” dhe “Trafikim i lëndëve eksplozive e helmuese”. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori