Tre minuta larg Tiranës, varfëri ekstreme
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka cilësuar si ekstreme varfërinë në periferitë e qyteteve. Gjatë një vizite në një familje në fshatin Paskuqan të Tiranës ai u shpreh se ndihma ekonomike aq sa jepet, është kthyer në vegël skllavërimi politik.

"Jemi tre minuta e gjysëm nga Tirana dhe varfëria është ekstreme. Ndihma ekonomike aq sa jepet është kthyer në vegël skllavërimi politik", u shpreh Rama.

Me ardhjen e PS-së në pushtet, lideri i opozitës premtoi se do të bëhet çmos për rritjen e mundësive për punësim.

"1 milionë shqiptarë që janë të papunë e të pasiguruar të mos vuajnë" - tha Rama në fjalën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2012, ora 18:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori