Zbuloni pse ka munguar Ronaldo në ndeshjen kundër Leicester

Raportet e shtypit zbuluan arsyet e mungesës së yllit portugez “Cristiano Ronaldo”, nga përballja me Leicester City, e cila përfundoi në barazim 1-1.

Gazeta angleze “THE ATLITIC” ka thënë se arsyeja e mungesës së Ronaldos në ndeshje ka qenë për shkak të sëmundjes, pasi ai ka vuajtur nga disa simptoma të gripit para stërvitjes së djeshme dhe nuk e ka ndjerë se ishte në gjendje të mirë për stërvitje.

Manchester United zë vendin e gjashtë në renditjen e Premierligës angleze, me 50 pikë. /albeu.com/


Shtuar 3.04.2022 21:22