Ish-mesfushori: Mbappe nuk është i përshtatshëm për Liverpoolin e Kloppit

Ish-mesfushori i Liverpool-it, Jason McAteer, ka thënë se ylli i PSG-së, Kylian Mbappe nuk do të ishte një lojtar i përshtatshëm për trajnerin Klopp.

“Mbappe është një lojtar i jashtëzakonshëm, por nuk besoj se është momenti i duhur që të shkojë te Liverpool-i”, ka thënë ish-lojtari i Të Kuqve për Stats Perform News.

“Nuk jam i sigurt nëse është lojtari i duhur për Klopp. Mendoj se Werner dhe Sancho janë më të përshtatshëm”.

Kujtojmë që Liverpooli është një nga skuadrat e interesuara për kampionin e botës.


Shtuar 30.05.2020 16:08