Tre javë në burg, Ritvan Zykaj çudit me sjelljen e tij
Prej afro tri javësh autori i masakrës në Resulaj të Selenicës qëndron në një nga qelitë e paraburgimit në Vlorë.

Por çfarë ndodh me njeriun që tronditi opinionin me vrasjen e tetë kushërinjve të tij. ABC News përmes burimeve të besueshme u sjell kronikën për Ridvanin e tmerrshëm.

Ritvan Zykaj, njeriu që vrau tetë kushërinjtë tij në Resulaj të Selenicës, ndodhet i vetëm në qelinë e paraburgimit në Vlorë. Kanë kaluar 20 ditë nga koha ku ai kreu krimin makabër dhe askush nga familjarët nuk është interesuar për të.

Mësohet se Ritvan Zykaj nuk pranon të flasë me askënd. As me punonjësit e policisë. Për sa kohë është duke qëndruar në qeli, ai nuk ka dalë asnjë rast për ajrim. Të njëjtat burime tregojnë se Zykaj edhe ushqimin e kërkon brenda, jo të ulet me të paraburgosurit e tjerë.

Punonjesit e policisë së Vlorës janë befasuar nga qëndrimi i 24-vjeçarit. I qetë dhe aspak i penduar për çfarë ka bërë. Në asnjë rast nuk ka treguar shenja të agresivitetit, raporton AbcNews

Aq i ftohtë dhe pa nxjerrë asnjë fjalë, saqë të paraburgosurit e tjerë në Vlorë ndjehen mirë që Zykaj nuk ulet me ta për ushqim, apo të dalë bashkë në ajrim. Ai ndodhet aktualisht në fazën hetimore nën masën e sigurisë arrest me burg, dhe do të qëndrojë aty deri në marrjen e dënimit nga gjykata.

Tetë persona u sharruan me kallashnikovë të premten e parë të Gushtit nga Ridvani i tmerrshëm. E gjitha zgjati 10 minuta.

Afër njëri-tjetrit vrasësi i zuri në befasi. Vrau gjashtë të rritur dhe dy fëmijë, menjëherë pas debatit në një drekë. Edhe në gjykata tha se i vrau pasi e quanin hajdut pulash.
Shtuar më 30/08/2018, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori