Tre ish-pjesetare te UCK-se denohen me burgim te perjetshem
Albeu.com
Gjykata Themelore në Shkup të enjten gjatë një seance gjyqësore dënoi me burg të përjetshëm tre ish-pjesëtarët e UÇK-së , Harun Aliun, Ismail Etemin dhe Bashkim Bajramin.Tre personat e lartëpërmendur akuzohen për vrasjen e një pjesëtari të forcave speciale maqedonase “Tigrat” në janar të vitit të kaluar në lagjen Autokomandë të Shkupit. Gjykata gjithashtu ka dënuar me tre vite burg edhe Bekim Dardhishtën sipas tyre i involvuar në këtë rast.

Avokati i tyre Elenco Milanov theksoi se dënimin është shqiptuar në mungëse të fakteve, që sipas tij, në një sistem normal të drejtësisë kjo nuk do të ndodhte. Harun Aliu është kryetari i Alternativë Kombëtare dhe ish-komandant i UÇK-së. (ina)
Shtuar më 04/02/2010, ora 21:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori