Prokuroria çon në gjykatë tre deputetë
Pëlqej
Prokuroria e Përgjithshme publikoi sot emrat e disa zyrtarëve të lartë, të cilët janë vënë nën hetim nga organi i akuzës. Veç disa zyrtarëve të lartë të cilët dyshohet se kanë fshehur pasurinë apo kanë shpërdoruar detyrën, janë vënë nën hetim edhe 3 deputetë, Astrit Veliaj, Pjerin Ndreu e Arben Ndoka.

Prokuroria e Përgjthshme ka ngritur akuzë për tre zyrtarë me funksion deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka janë marrë në cilësinë e të pandehurve pasi akuzohen për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës në dëm të shtetasit Gent Strazimiri me funksion deputet.
Gjithashtu është marrë në cilësinë e të pandehurit edhe Astrit Veliaj, me funksion deputet i Kuvendit të Shqipërisë i akuzuar për veprat penale ndërtim të paligjshmëm dhe shkatërrim prone” deklaroi përfaqësuesja e prokurorisë, Ballauri në një konferencë për median.
/albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori