Tre deputetë ikin nga PS
Albeu.com
Tre prej deputetëve të njohur si mbështetës të ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano pritet t’i bashkohen këtë fundjavë Partisë Demokristiane.Lajmi është konfirmuar nga njëri prej tyre, Hamit Kosta, i cili tha për “Gazeta Shqiptare” se “mendojmë të bashkohemi me PDK. Eshtë një ide për të shkuar drejt qendrës”. “Përderisa ne u përjashtuam nga PS-ja, nuk kemi çfarë të presim më”, - është shprehur Kosta. Përveç Kostës, edhe Durim Hushi e Bukurosh Stafa mendohet që të bashkohen me grupin parlamentar të PDK-së.
Tre deputetët mendojnë se PDK-ja është parti e qendrës dhe që mund t’i përmbushë më mirë interesat e tyre, duke parë se ajo po rritet çdo ditë. Përveç tre deputetëve që synojnë të kalojnë me PDK-në, edhe Paulin Sterkaj ka kohë që është bërë pjesë e republikanëve, duke shtuar kështu radhët e maxhorancës në Kuvend. Ndërkaq, Taulant Dedja, sipas burimeve ndodhet jashtë Shqipërisë, në Zvicër për një specializim. Sa për deputetin tjetër, Durim Lamaj, duke se nuk ka dashur të përfshihet në asnjë prej grupimeve parlamentare, pasi deri më tani nuk ka dhënë asnjë shenjë lëvizjeje. Në fillim të sesionit, deputetët duhet të konfirmojnë përkatësinë e tyre, por mungesa e Fatos Nanos shtyu edhe vendimin e mbështetësve të tij. (news24)
Shtuar më 06/02/2008, ora 17:57
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori