Tre avokate amerikan do ta mbrojne Limajn
Albeu.com
Tre avokatë nga Stamfordi janë angazhuar si pjesë e ekipit ligjor në tentim për ta shfajësuar ministrin e transportit, Fatmir Limaj, në një rast korrupsioni që ka nxitur debate edhe jashtë vendit.
Përfaqësuesit ligjorë, Stephan Seeger dhe Ryan O'Neill, me qendër në Stamford, fluturuan për në Kosovë fundjavën që lamë pas për tu takuar me Fatmir Limaj, një zyrtar i famshëm i cili është nën hetime për pretendimin se ai dhe një pjesë tjetër e personelit të ministrisë kanë pranuar ryshfet në këmbim të kontratave për ndërtim të rrugëve në Kosovë.
Në ndërkohë, avokati i tretë, Mark Sherman, ka qëndruar në vend që të punojë në lobimin tek zyrtarët amerikanë që të interesohen në këtë rast dhe të bëjnë hulumtime mbi çështjet ligjore.
"Ne jemi këtu që të hetojmë se përse po ndodhë kjo”, thotë Seeger në një bisedë telefonike nga Kosova. "Është vend në tranzicion dhe jo çdo gjë është e sigurt këtu. Ka pasur shqetësime të ngritura nga mbështetësit e tij amerikanë të cilët dëshironin të siguroheshin se ai do të përfaqësohet si duhet”.
Sherman tha se Limaj, një figurë prej lideri në partinë qeverisëse, PDK, ka këshilltarë në Greenwich, që është një prej mënyrave që ai dhe kolegët e tij u kontaktuan.
"Ne jemi të bindur se mund të japim kontributin tonë të madh në ekipin mbrojtës të ministrit, si dhe të ndihmojmë në ngritjen e vetëdijes këtu në SHBA rreth këtij rasti”, thotë Sherman, i cili planifikon të udhëtojë për në Kosovë.
Shtëpia e Limajt si dhe ministria që ai drejton u bastisën më 28 prill nga zyrtarët e EULEX-it. Seeger thotë se kjo bastisje ka nxitur tensione në mes të EULEX-it dhe qeverisë së Kosovës, pasi që shumë mbështetës të Limaj besojnë se përpjekjet e prokurorisë janë të nxitura politikisht. Seeger tha se dëshmitë janë të vogla dhe i quajti këto bastisje “fyese”.
Sipas Seeger, prokurorët e EULEX-it thanë se thelbi i dëshmisë së tyre është “një deklaratë që duket se është bërë nga një person i vdekur që ka pasur interes në marrjen e tenderëve për ndërtim të rrugëve”. (zëri)
Shtuar më 27/05/2010, ora 13:03
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori