Tre ambasadorë mbërrijnë në zyrën e Bashës
Ambasadorja Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman po zhvillojnë një takim në selinë blu me Lulzim Bashën për ta bindur për gjetjen e konsensusit për miratimin e reformës.

Mbrëmjen e djeshme, pas rreth 4 orësh, Këshilli Politik nuk ia doli që të gjente gjuhën e përbashkët. Ka qenë përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri i cili në përfundim të mbledhjes, tha se ishte gati drafti përfundimtar, por propozimetminutat e fundit të opozitës ndikuan që të mos arrihej një konsensus.

Ai theksoi se qeveria ka rënë dakord me shumë pika të opozitës, edhe ato që i cilëson si “kushte”, por pavarësisht kësaj, sipas tij “ato nuk hoqën dorë nga kërkesat absurde”.

Shtuar më 01/06/2020, ora 15:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori