Konstituimi i këshillit bashkiak Himarë, mbështetësit e Belerit protestojnë: Të zëvendësohen punonjësit e vjetër me të rinjtë

Mbështetësit e kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, po protestojnë para institucionit, ku kërkojnë zëvendësimin e punonjësve aktualë me të rinjtë, ndërsa pritet konstituimi i këshillit bashkiak.

Është shoqëruar me tension nisja e mbledhjes së këshillit të bashkisë, ndërkohë kanë mbërritur i deleguari politik Klosi dhe deputetë të Vlorës.

Jashtë ambjenteve të sallës ku do të zhvillohet konstituimi janë duke u mbledhur banorë, forca policie të shtuara.

Ndërkohë në Himarë ka mbërritur edhe ambasadorja greke dhe kreu i PDNJ Vangjel Dule.