Tërbohen mediat fqinje, ushtarët shqiptarë në ushtrinë greke postojnë foto duke formuar shqiponjën
Pëlqej
Një foto e disa ushtarëve shqiptarë në radhët e ushtrisë greke, që shihen teksa kanë bërë me duar shqiponjën simbol të flamurit shqiptar ka tërbuar median greke.

Gazeta greke “Doureios Tupos” referuar kësaj fotoje të botuar nga portali shqiptar “Jeta është qejf” boton një artikull me titull “Ushtarët shqiptarë në ushtrinë greke formojnë shqiponjën”, ku i quan shqiptarët bukëshkalë dhe që nuk respektojnë bamirësinë e dhënë nga grekët që u garantoi atyre shtetësinë.

Gazeta shkruan se nëse janë patriotë shqiptarë, pse nuk e bëjnë shërbimin ushtarak në ushtrinë e tyre por zgjedhin ushtrinë greke për të bërë një gjë të tillë.

Kjo gazetë shkruan se uniformën ushtarake greke duhet ta veshin ata që e ndjejnë atë dhe janë vetëm grekët, ndërsa shqiptarët në ushtrinë greke janë një gjarpër i fshehur dhe që tallen me uniformat e ushtrisë greke.

Për hir të së vërtetës duhet thënë se të rinjtë shqiptarë që kanë lindur atje dhe kanë shtetësinë greke janë të detyruar ta bëjnë shërbimin ushtarak në këtë vend.

Por nga ana tjetër, të gjithë të rinjtë shqiptarë që kryejnë shërbimin ushtarak në Greqi, janë gjithnjë në repartet që patrullojnë në kufi me Turqinë, thonë burimet tona në Greqi.

Po citojmë shkrimin e gazetës greke për këtë rast:

Ushtarët shqiptarë në ushtrinë greke formojnë shqiponjën

Një profil shqiptar në Facebook përkthyer “Jeta është Qejf”, vënë në pjesën ballore të saj këtë foto duke treguar ushtarë “grekë” duke formuar shqiponjën e flamurit shqiptar me të dyja duart. Për shkak të shtetësisë greke dhe përfitimeve që dalin nga kjo, shumë shqiptarë e kanë bërë dhe e bëjnë shërbimin ushtarak në Greqi. E keqja është se askush nuk e di nëse ata kanë ndërgjegje greke ose të paktën aplikojnë respektimin e këtij vendi që u dha aq shumë shanse në jetë. Ka një skenar më të keq, të jetë një skenar anti-grek dhe – diçka që është e sigurtë – thjeshtë të gëzojnë edhe një herë mbështetjen apo mirësinë tonë.

Nëse ata të dy janë patriotë, pse nuk shkuan për të shërbyer në ushtrinë shqiptare? A ka qëllim të mirë kjo foto, në vend që të bëhen “djem të ashpër” shqiptarë për të tërhequr vëmendjen në sytë e tyre? Kështu, duke u sjellë në këtë mënyrë, ata janë duke na thënë se ne kemi mbajtur një gjarpër në gjirin tonë! Zyrtarët le të bëjë atë që ndjehet më e drejtë. Sepse liria ka kufijtë e saj, sidomos kur je i veshur me rroba që nderohen shumë dhe janë ujitur me gjakun e të rënëve./Tema/
Shtuar më 05/01/2017, ora 08:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori