Trazirat dhe vjedhjet në SHBA, shqiptarët dalin me shkopa për të mbrojtur bizneset e tyre (VIDEO)
Trazirat, dhuna dhe placckitjet kanë pushtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në javën e fundit, për shkak të vrasjes së afro-amerikanit George Floyd nga policia e Minneapolis-it.

Një autopsi private e bërë nga familjarë të Floyd-it tregoi se 46-vjeçari humbi jetën si pasojë e asfiksisë.

Protestues janë ngritur kundër racizmit dhe dhunës së ushtruar nga forcat policore prej më shumë se një jave. Ka grupe paqësore por nuk kanë munguar as grupet që po shkatërrojnë çdo gjë që u del përpara.

Në qytete të ndryshme u është vënë flaka koshëve të mbeturinave dhe janë vandalizuar biznese që ndodhen buzë rrugës.

Megjithatë, një shqiptar në Neë York ka shpërndarë një video, ku dëgjohet një burrë që tregon se askush nuk i ka prekur bizneset e italianëve dhe shqiptarëve.

Kjo pasi, sipas tij, ata e kanë marrë situatën vetë në dorë dhe po mbrojnë bizneset e tyre.

Burri në video dëgjohet të thotë:

“Bravo shqiptarëve dhe italianëve..ata kanë dalë të gjithë jashtë dhe nuk po lënë askënd që të prekë asgjë në këtë lagje. Ata të gjithë kanë shkopinj, ata janë gati. Mendohuni dy herë para se të vini këtu dhe të bëni ato gjërat pa lidhje.”

Shtuar më 03/06/2020, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori