Rama dhe Manja konferencë të jashtëzakonshme, çfarë pritet të njoftojnë

Zhvillime të papritura vijnë nga selia e Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja do të zhvillojnë ditën e sotme një konferencë për mediat. Konferenca është njoftuar se do të mbahet në orën 10:00.

“Në 10.00 Kryetari Edi Rama do të zhvillojë një konferencë për mediat, së bashku me Ministrin Ulsi Manja, nga selia e PS”, thuhet në njoftimin e bërë të ditur nga selia e PS.

Ende nuk dihet qëllimi, ndërsa duket se është zhvillim i rëndësishëm. Kryeministri Edi Rama vjen nga Brukseli, ndërsa Manja do të lërë agjendën pikërisht për këtë konferencë.

Ministri i Drejtësisë është parashikuar që të ketë një seancë dëgjimore pikërisht në orën 10:00 në Komisionin e Ligjeve për kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm. Por për shkak të konferencës së selinë e PS, duket se ministri do të shtyjë paraqitjen e tij në seancën dëgjimore.