Trasporti publik, qytetarët sot pa abone
Pëlqej
Mëngjesi i sotëm ka shënuar ditën e parë të udhëtmit pa abone për të gjithë ata që përdorin transportion publik në kryeqytet. 1 nëntori ka shënuar edhe heqjen e aboneve të përgjithshme apo për studentët si dhe nuk do të lejohen të udhëtojnë falas as kategoritë në nevojë si invalidët të cilët rimbursoheshin nga shteti.

Ky vendim u mor nga Shoqata e Operatorëve të Transportit Publik. Vendimi erdhi pas mosreagimit të Ministrisë së Financave dhe asaj të Transporteve për të realizuar kërkesat e parashtruara pak kohë më parë nga shoqata.

Mosnjohja e abonesë, e kartës së invalidit, asaj të veteranit, kartës së studentit e të tjera prek pothuajse 46 % të qytetarëve që zgjedhin autobusin për të lëvizur nëpër Tiranë.
Shtuar më 01/11/2010, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori