Trashani: Rama të përballet me drejtësinë
Partia Demokratike me anë të deputetes Arenca Trashani, i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama, të shkojë në prokurori e të përballet me drejtësinë për akuzat që i janë bërë për korrupsion me lejet e ndërtimit.

“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edvin Kristaq Rama, vijon të heshtë pas shpërthimit të skandalit të 20 përqindëshit, me shpresën se kjo mega-aferë prej 100 milion eurosh do të vijë një ditë e do të harrohet, por ne jemi këtu për t’i kujtuar atij se asgjë nuk mund ta shpëtojë nga nxjerrja e përgjegjësisë së plotë për projektin e Liqenit me pallate 35 katëshe, pas kontratës 20 përqindëshe të “Leprit” të tij”, tha Trashani.

Ajo njoftoi se kjo është prova më e qartë dhe më e pastër e korrupsionit në këto 20 vjet dhe është detyrë e cdo institucioni që të çojë në bankën e të akuzuarve “leprat” dhe të zotin e tyre, po aq sa është e drejtë e cdo qytetari të kërkojë vendosjen e drejtësisë për këtë fenomen të shëmtuar.

“Zoti Rama! Shko në prokurori vetë, nëse nuk ke frikë nga përballja me provat dhe faktet e rënda. Nuk ka shumë rëndësi, nëse shkon vetëm apo bashkë me “Leprin”. E vërteta nuk mund të fshihet. Ajo tashmë ka dalë dhe do të zbardhet deri në fund”, tha deputetja e PD.
Shtuar më 06/10/2010, ora 13:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori