Transvestiti “Anxhela”: Shteti të më gjejë një punë, nuk dua të shes më trupin tim (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
32-vjeçari Fatjon Hoxha i njohur ndryshe si transventiti Anxhela, i cili tentoi ditën e djeshme të vetëvritej publikisht ka deklaruar arsyen e vërtetë përse donte të bënte një veprim të tillë.

Ajo ka deklaruar se e vetmja gjë që kërkon është një punë dhe një strehë ku të fusë kokën.

Shteti kaq të bëjë, shteti të dalë aty të bëjë programin e saj, unë do të duroj sa të duroj. Unë kam thënë që do të digjem, por tani do hyp në ndonjë pallat dhe do i jap fund jetës pasi nuk jetohet kështu,” shprehet ajo.

Anxhela është braktisur nga familja e saj qysh kur ka qenë 4 vjeç, është përdhunuar 2 herë në fëmijërin e saj dhe për më shumë vite ka shitur trupin për mbijetesë.

Sot, pasi iu shpëtua jeta nga punonjës të policisë, ai kërkon një punë dhe një strehë. Në moshën 18-vjeçare prostituonte dhe më pas u bë vartëse e drogave, por më pas pati guximin të dilte nga vartësia e saj.

Anxhela është 32 vjeç dhe shprehet se nuk ka qenë kurrë në një shtëpi. Nuk ka gëzuar asnjëherë një strehë të sajën.

Tani kërkon që të gjejë një punë, qoftë edhe si punonjëse pastrimi. Ajo nuk dëshiron të shesë trupin.

Ka trokitur për ndihmë gjithandej dhe në të gjitha rastet dera i është përplasur fytyrës për shkak të paragjykimeve. Aktualisht ajo jeton në lulishte përballë Parlamentit./albeu.com/

Shtuar më 25/11/2016, ora 15:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}